Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor me të gjitha valutat kryesore ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, leku fitoi terren sërish në kursin e këmbimit me euron dhe u këmbye me 116.764 Lekë, duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike. Dollari amerikan u këmbye me 114.04 lekë, ose 0.68 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 0.38 lekë dhe zbriti në kuotën e 138.19 lekëve. Monedha zvicerane këmbehet me 119.701 lekë duke ruajtur të njëjtën vlerë si një ditë më parë.
Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren
RELATED ARTICLES