Sipas “Independent”, një mace ndihet e sigurt dhe afrohet vetë për t’u përkëdhelur, për t’u shtrirë në prehër apo për të kërkuar kontakt, niveli i oksitocinës mund të rritet si te macja, ashtu edhe te njeriu. Një studim i vitit 2025 vuri re pikërisht këtë te macet që nisnin vetë kontaktin me të zotët.

Edhe për njerëzit, kontakti me macet mund të shoqërohet me ndryshime në oksitocinë dhe në reagimet ndaj stresit. Një studim japonez me pronarë macesh gjeti lidhje mes ndërveprimit me kafshën dhe ndryshimeve hormonale e emocionale, megjithëse studiuesit theksojnë se nevojiten studime më të mëdha për të nxjerrë përfundime të forta.

Por ka një detaj shumë interesant: macja nuk duhet detyruar. Përkëdhelja apo përqafimi kur ajo nuk e dëshiron mund të ketë efekt të kundërt. Macet që kërkojnë vetë afërsinë duket se përjetojnë një reagim më pozitiv.

Edhe “slow blink”, ajo mbyllja e ngadaltë e syve që macet bëjnë kur të shohin, konsiderohet një sinjal besimi dhe sigurie.

Megjithatë, te qentë reagimi hormonal duket të jetë më i fortë.

Një studim i cituar në artikullin e “Independent”gjeti një rritje mesatare të oksitocinës prej rreth 57% te qentë, krahasuar me 12% te macet.

Kjo nuk do të thotë se macet janë më pak të lidhura me njerëzit. Ato thjesht e shfaqin afeksionin ndryshe.