Projekti i autostradës Kashar-Rrogozhinë nis fazën e ndërtimit brenda këtij viti, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka miratuar projektin e zbatimit, duke i hapur rrugë procesit të shpronësimeve.“Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu dhe vazhdimi i aksit Thumanë-Kashar. Me një gjatësi prej 33,5 kilometrash, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë veri–jug, duke ndihmuar në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë–Durrës”,
Autostrada Kashar–Rrogozhinë konsiderohet një nga segmentet e rëndësishme të Korridorit Blu, duke synuar forcimin e lidhjes veri–jug dhe përmirësimin e aksesit të Shqipërisë në korridoret europiane të transportit.





