Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPopullsia po zvogëlohet me ritëm rekord

Popullsia po zvogëlohet me ritëm rekord

Popullsia e Japonisë po zvogëlohet dhe po plaket me një ritëm rekord. Në fillim të vitit, ishulli kishte vetëm 125,9 milionë banorë, thënë ndryshe 726 000 më pak se një vit më parë ose rënia më e madhe që nga regjistrimi i të dhënave të krahasueshme. Duke shpallur sot shifrat në Tokio, Ministria e Brendshme tha gjithashtu se numri i japonezëve ra me rreth 619 000 në 123,2 milionë, ndërsa numri i të huajve ra me 107 000 si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Kështu, popullsia e ekonomisë së tretë më të madhe në botë është zvogëluar për 13 vjet. Në krye të 1,4 milionë vdekjeve rekord vitin e kaluar, kishte vetëm 810 000 lindje ose më pak se kurrë më parë. Me nivele të ulëta të lindjeve dhe pothuajse asnjë emigracion, Japonia po plaket më shpejt se çdo vend tjetër industrial.https://ata.gov.al/2022/08/09/japoni-popullsia-po-zvogelohet-me-ritem-rekord/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments