Gjatë periudhës janar-korrik 2026 janë regjistruar gjithsej 844 aksidente rrugore, nga 767 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 10%. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 1 187, nga 1 077 një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se faktori njerëzor vijon të jetë shkaku kryesor i aksidenteve. Në korrik, 90,3% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Grup-mosha 25-34 vjeç përbën grupin me numrin më të lartë të aksidenteve, me 21,8% të totalit.
Sa i përket ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve është regjistruar të enjten, me 18,8%, ndërsa më i ulëti të martën, me 12,1%.
Fasha orare 19:00-24:00 rezulton me numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 25,5% të totalit.
Sipas qarqeve, në korrik numri më i lartë i aksidenteve u regjistrua në Tiranë, me 59 raste, e ndjekur nga Fieri dhe Lezha me nga 20 raste, si dhe Durrësi e Gjirokastra me nga 15 raste.





