Scorsese tha se e pranon me nder këtë “rol prestigjioz” dhe shprehu mirënjohjen për besimin.
Ai theksoi se kinemaja italiane ka qenë një burim i vazhdueshëm frymëzimi për të, gjatë gjithë jetës së tij.
Scorsese është regjisori i filmave të njohur si “Taxi Driver”, “Gangs of New York” dhe “The Wolf of Wall Street”.
Akademia Italiane e Filmit është institucioni që organizon dhe jep çmimet “David di Donatello”, të cilat konsiderohen shpesh si “Oscar” të kinemasë italiane.
Çmimet, që jepen që nga viti 1956, vlerësojnë arritjet në fusha të ndryshme të kinemasë, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin, aktorët, montazhin dhe kostumet.
Fituesit marrin si trofe, një kopje të statujës së David – të krijuar nga skulptori i famshëm italian Donatello rreth vitit 1440.





