9 pallate në Durrës me shkallë dëmi DS4 janë rikonstruktuar totalisht.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi u shpreh sot se, procesi i rindërtimit në bashkinë Durrës po vijon sipas planifikimit.
“Rikonstruksioni i pallateve të dëmtuara mbetet prioritet i punës së përditshme, derisa çdo familje e dëmtuar nga tërmeti, të rikthehet në shtëpitë e tyre”, theksoi Ekonomi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“9 pallate me shkallë dëmi DS4 janë rikonstruktuar totalisht dhe dhjetëra familje janë rikthyer në banesat e tyre, por puna vazhdon edhe për rehabilitimin e 13 pallateve të tjera”, nënvizoi Ekonomi.