Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESulm kibernetik kundër faqes zyrtare

Sulm kibernetik kundër faqes zyrtare

Faqja zyrtare e internetit të parlamentit finlandez doli përkohësisht jashtë funksionit sot për shkak të një sulmi të dyshuar kibernetik. Zyrtarë të administratës së parlamentit njoftuan përmes rrjetit social “Twitter” që faqja e interneit ishte përballur me një të ashtëquajtur sulm për bllokimin e shpërndarjes së shërbimit (DDoS), që synon ta bëjë faqen të papërdorshme. Specialistët e sigurisë po punojnë për kufizimin e dëmit të shkaktuar nga sulmi, që ndodhi sot pasdite rreth orës 2 e 30 minuta. Faqja zyrtare e parlamentit finlandez është ende jashtë funksionit. Sipas televizionit finlandez “Yle”, pas sulmit kibernetik qëndrojnë piratët rusë, duke cituar një postim në rrjetin social “Telegram”, ku grupi rus “NoName057(16)” shkruan se kishin vendosur “t’i bëjnë një vizitë miqësore” fqinjit të tyre, Finlandës që është e vendosur të bëhet vend anëtar i NATO-s. Televizioni “Yle” gjithashtu njoftoi se i njëjti grup hakerash rusë kishin kryer më parë sulme kibernetike kundër institucioneve shtetërore në Poloni, Lituani dhe Novergji. Në maj, parlamenti finlandez votoi për anëtarësimin e vendit në NATO, duke u dhënë fund dekadave asnjanësi , pas ndryshimit të arkitekturës së sigurisë në Europë me pushtimin rus të Ukrainës. Marrëdhëniet janë tensionuar mes dy vendeve që ndahen nga një vijë kufitare me gjatësi 1,340-kilometra.https://ata.gov.al/2022/08/09/fokus-sulm-kibernetik-kunder-faqes-zyrtare-te-parlamentit-finlandez/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ