Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEDepoja ruse e armatimit hidhet në erë

Depoja ruse e armatimit hidhet në erë

Një depo armatimi në një bazë ajrore ruse në rajonin e pushtuar të Krimesë në Ukrainë është hedhur në erë, konfirmoi sot minisria ruse e mbrojtjes. Videot e shpërndara në internet dhe që mendohet se janë filmuar pranë Novofedorivka shfaqnin pamje shpërthimesh dhe resh gjigante tymi. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes nuk ka njoftime për viktima. Lideri pro-rus i Krimesë, Sergei Aksyonov njoftoi se një zonë prej rreth pesë kilometrash përreth bazës ajrore do të rrethohet nga forcat e sigurisë, por ndërkohë nuk pranoi të komentonte lidhur me shkaqet e shpërthimit, që mendohet se është akt sabotazhi, pasi trupat ukrainase ndodhen rreth 200 kilometra larg asaj zone dhe besohet që ushtria ukrainase nuk zotëron raketa me një rreze aq të largët goditjeje. Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës, Moska ka kërkuar vazhdimisht që gadishulli të njihet si territor rus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments