Sipas MeteoAlb: Vendi ynë; gjatë orëve të paraditës; do të jetë me kthjellime dhe temperatura të larta në bregdet dhe ultësirën Perëndimore POR kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave në zonat malore. Orët e mesditës do të sjelli temperatura shumë të larta në të gjithë territorin e vendit; NDERSA pasditja do të sjellë kalime të lehta të vranësirave në gjysmën Lindore të Shqipërisë; duke rrezikuar rrebeshe shiu në skajin Jugor dhe Juglindor të Shqipërisë; Situata e motit do të vijojë e qëndrueshme edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 14°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.




