Gërmimi arkeologjik studimor në Parkun Arkeologjik të Apolonisë po sjell në dritë të dhëna të reja mbi një prej monumenteve publike më të rëndësishme të qytetit antik. Kërkimet po zhvillohen në kuadër të misionit shqiptaro-francez, duke kontribuar në një njohje më të thelluar të historisë dhe zhvillimit urban të Apolonisë.





