Xhamia shekullore e Muradies, ndodhet në Vlorë dhe është ndërtuar nga i ashtuquajturi “Mikelanxhelo i Orientit”, Mimar Sinani. Sipas një mbishkrimi që ka qenë i vendosur në hyrje, xhamia është ndërtuar në vitin 1542 me urdhrin e sulltan Sulejmanit. Ajo ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit. Element karakterizues është tamburi dymbëdhjetë faqësh, i cili ngrihet mbi vëllimin kubik të sallës. Përballë portës gjendet mihrabi në formë gjysmërrethi, kurse në ndërsa në anën djathtë të tij ndodhet minberi. Minareja ka bazament poligonal dhe është e ndërtuar me gurë të gdhendur e dekorime në formë stalaktitesh në konsolin e kazanit. Nga aspekti arkitektonik Xhamia e Muradies përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës osmane në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.