Parku tashmë është i hapur dhe është kthyer në një pikë të frekuentuar nga fëmijët dhe të rinjtë, të cilët e shfrytëzojnë për lojëra dhe argëtim.

Programi kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në qytete të ndryshme të vendit vjen në vijim të programeve “Rilindja Urbane” dhe “100 fshatrat”, me synim përmirësimin e hapësirave publike dhe cilësisë së jetës në komunitete.