Shkencëtarët thonë se Britania e Madhe po përballet, gjithnjë e më shumë me ngjarje ekstreme të motit, si thatësirat dhe valët e të nxehtit, të cilat lidhen kryesisht me ndryshimet klimatike.
Këto shkaktohen nga emetimet e gazrave që vijnë nga djegia e naftës, gazit dhe qymyrit në industri, transport dhe ngrohjen e banesave, si dhe nga bujqësia dhe shpyllëzimi.
Vera ekstreme e këtij viti ka sjellë, dy valë rekord të të nxehtit në maj dhe qershor, që shkaktuan mbi 2 800 vdekje shtesë; si dhe dy valë të tjera të të nxehtit në korrik, të cilat kanë përkeqësuar thatësirën dhe kanë rritur rrezikun e zjarrev





