Si përhapet virusi?

OBSH shpjegon se virusi i Nilit Perëndimor përhapet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave, të cilat infektohen nga zogjtë.

Më pas, mushkonjat e infektuara mund ta transmetojnë virusin edhe te njerëzit, sidomos gjatë periudhës korrik–shtator.

Shumica e të infektuarve nuk kanë simptoma

Sipas Robert Koch Institute (RKI), instituti gjerman për kontrollin e sëmundjeve, shumica e njerëzve që infektohen, nuk e kuptojnë se janë të prekur, pasi nuk shfaqin simptoma ose kanë shenja shumë të lehta.

Për këtë arsye, ekspertët besojnë se numri real i rasteve është më i lartë se ai i raportuar.

Në Gjermani, deri në fund të javës së kaluar ishin regjistruar dy raste të virusit këtë vit.

Të dy personat ishin infektuar gjatë udhëtimeve jashtë vendit, dhe jo brenda Gjermanisë.