Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të MBETEN nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të territorit KU më dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore; Orët e pasdites dhe në vijim; pritet prezencë e vranësirave në të gjithë zonën Lindore KU në zonat e thella malore në Verilindje të territorit do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu; Kjo situatë atmosferike KU kthjellimet dhe vranësirat do të jenën dominante do të na shoqërojë deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 21°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Korcës deri në 41°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Urën Vajgurore.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bejë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.


