Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEShteti mbështet plotësisht përfundimin e gazsjellësit 

Shteti mbështet plotësisht përfundimin e gazsjellësit 

“Të gjitha institucionet shtetërore mbështesin kontraktorin e gazsjellësit mes Greqisë dhe Bullgarisë, në mënyrë që të garantohet përfundimi i projektit,” deklaroi sot Ministri i përkohshëm bullgar për Zhvillimin Rajonal dhe Punët Publike, Ivan Shishkov. Shishkov mbajti fjalimin hapës në një takim me kompanitë e përfshira në ndërtimin e ndërlidhësit të gazit natyror mes dy vendeve. Takimi synonte përshpejtimin e procedurave të përfundimit të projektit. Shishkov deklaroi se “për shkak të rëndësisë së tij jetike, projekti duhet të përfundojë një orë e më parë”. Gazsjellësi greko-bullgar realizon lidhjen e rrjeteve të transmetimit të gazit natyror të të dy vendeve fqinje, duke siguruar qasje në Korridorin Jugor të Gazit, si dhe një sërë burimesh të reja gazi. Gazsjellësi do të transportojë gaz natyror nga Azerbajxhani përmes gazsjellësit Trans-Adriatic, si dhe nga burime të tjera përmes një terminali të parashikuar të gazit të lëngshëm natyror në Alexandroupolis, në Greqinë veriore. Gjatësia e gazsjellësit është 182 kilometra, 151 km nga të cilat në territorin bullgar dhe 31 km në territorin grek, dhe ka një kapacitet transmetimi prej më shumë se 3 miliardë metër kub në vit, që mund të rritet në 5 miliardë metër kub nëse e kërkon tregu.https://ata.gov.al/2022/08/08/bullgari-shteti-mbeshtet-plotesisht-perfundimin-e-gazsjellesit-greko-bullgar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments