Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër janë përzgjedhur si skenë për realizimin e reklamës më të re të “Honda”-s, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në botë.Vitet e fundit, Shkodra është shndërruar në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, falë kombinimit të turizmit kulturor, me atë të natyrës dhe aventurës.
Shkodra ofron një pasuri të madhe atraksionesh për vizitorët, që nga Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik i Shkodrës, Muzeu i Fotografisë “Marubi”, liqeni i Shkodrës, zona e Shirokës dhe ajo e Zogajt, si dhe zonat malore si Thethi, një nga perlat e Alpeve Shqiptare.





