Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALERruga e Pogradecit-Pamje 

Rruga e Pogradecit-Pamje 

 Aksi rrugor Lin-Pogradec konsiderohet një nga arteriet kombëtare me shumë rëndësi për turizmin në juglindje të vendit. Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik ku me hijeshinë e liqenit, natyrën, kulturën, historinë, kulinarinë, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.Rruga Lin-Pogradec, tuneli panoramik, pastrimi i njërit prej plazheve më të njohura të qytetit të Pogradecit, vijimi i unazës, ndërhyrjet për investimet në rrjetin energjetik dhe rrugën fantastike të Pogradecit që lidhet me Tushemishtin, janë disa nga investime të realizuara vitet e fundit nga qeveria në zbatimin e projekteve bashkëkohore moderne që kanë rivitalizuar qytetin e Pogradecit, jetën ekonomike, sociale dhe i kanë dhënë dimension të ri turizmit. https://ata.gov.al/2022/08/09/rama-ndan-pamje-nga-rruga-e-pogradecit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments