Sipas MeteoAlb: Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme atmosferike; duke bërë që orët e paradites të VIJOJNE me intervale të gjata me diell KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në vijën bregdetare NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit kalime vranësirash të lehta KU më të fokusuara priten në zonat malore POR nuk do të ketë reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE duke luhatur vlerat ditore nga; 15°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 35°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


