Plazhi i Spillesë ndodhet vetëm 15 km larg rrugës Durrës – Rrogozhinë dhe 20 km nga qyteti i Kavajës.
Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij, gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.
Plazhi i Spillesë njihet për atmosferën e tij të qetë dhe perëndimin e bukur të diellit.
Ky plazh me rërë ndodhet në një gji, kështu që uji është i qetë dhe relativisht i cekët.





