Dy planetët rrotullohen rreth yllit TOI-791, rreth 1 110 vite dritë larg Tokës, në yjësinë Volans.

Zbulimi u bë fillimisht nga teleskopi hapësinor TESS i NASA-s, ndërsa dendësia e tyre u përcaktua përmes vëzhgimeve me teleskopë në Tokë.

Sipas studiueses George Dransfield nga Universiti i Oksfordit, dendësia e këtyre planetëve është e krahasueshme me “një shtresë të freskët shkume rroje”.

Ajo shton se ka të ngjarë që ata të kenë ngjyrë të bardhë ose blu, në varësi të reve në atmosferë, dhe jo rozë si pambuku i ëmbël.

Shkencëtarët besojnë se planetët përbëhen kryesisht nga hidrogjeni dhe heliumi.

Përbërja e tyre kimike do të studiohet më tej me teleskopin hapësinor “James Webb Space Telescope”.

Për krahasim, Jupiteri është deri në 35 herë më i dendur se këta dy planetë.

Astronomët mendojnë se “super-puff”-ët formohen në fazat e hershme të lindjes së një sistemi planetar, në rajone të pasura me gaz, dhe me kalimin e kohës humbasin një pjesë të madhe të materialit të tyre, duke mbetur jashtëzakonisht të lehtë.