Parku i hyrjes së Shkodrës, projekt transformues i kryeqytetit të veriut

0
4

Projekti përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Parku multifunksional buzë Bunës është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë shqiptare.

Parku multifunksional buzë Bunës është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të Qeverisë shqiptare.

Pjesë e projektit është porti pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritja e një muzeu që do të nxjerrë në pah për vizitorë e turistë historinë rrezatuese të Shkodrës në shekuj.

Ky projekt do të ketë ndikim të lartë edhe në lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut në qytet, pasi parashikon zgjerimin e rrugës nga Harku i Bërdicës, tek Ura e Bahçallëkut, përfshirë dhe zgjerimin e urës në katër korsi.Parku në hyrje të Shkodrës po merr formë dita ditës, për t’u kthyer në një hapësirë multifunksionale për të gjitha grupmoshat.