Vendoset sinjalistika ujore në plazhin e Gjipesë

0
1

Bashkia e Himarës vijon punën me marrjen e masave për rritjen e sigurisë në plazhe dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për pushuesit.

Gjatë gjithë sezonit veror bashkia e Himarës do të vijojë punën për monitorimin e zonave bregdetare me fokus garantimin e sigurisë së pushuesve, respektimin e hapësirave të përcaktuara në det dhe krijimin e kushteve sa më të mira për një sezon turistik të qetë dhe të sigurt.