Çifti Jasmin dhe Andreas Rittner u bënë prindër të binjakëve Daniel dhe Emilio në verën e vitit 2023, ndërsa një vit më vonë mirëpritën Simone dhe Anastacia. Tashmë familja është zgjeruar me binjakët e tretë.

Mjekja Anja Forster, e cila ka ndjekur të tre shtatzënitë, tha se lindja e binjakëve, për herë të tretë radhazi, është një rast i jashtëzakonshëm, sidomos duke pasur parasysh se çifti nuk ka përdorur trajtime për fertilitetin.

“Është thjesht një rastësi”, u shpreh ajo.

Vetë Jasmin Rittner tha se gjithmonë ka dëshiruar të ketë një familje të madhe, ndërsa bashkëshorti i saj Andreas e përshkroi zgjerimin e familjes si “një ndjesi shumë të mirë”.