Në zemër të Alpeve Shqiptare, Lëpusha në Malësi të Madhe po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të veçanta të turizmit malor në vend.Vizitorët, mund të përjetojnë ecje në shtigje malore, ngjitje në alpe dhe eksplorim të atraksioneve natyrore të zonës, duke e kthyer Lëpushën në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turizmin malor dhe agroturizmin shqiptar.