Një tjetër hapësirë publike në vijën bregdetare të Qeparoit i është rikthyer qytetarëve pas ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe administrimin e plazheve.

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara. Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Monitorimet dhe inspektimet do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik për të parandaluar zaptimin e paligjshëm të hapësirave publike dhe për të garantuar respektimin e kuadrit ligjor në zonat bregdetare.