Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike KU parashikohet që të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas – herëshme KU më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe Veriperëndimor duke sjellë reshje afat-shkurtra shiu; Orët e pasdites dhe në vijim do të VIJOJNE me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 10°C temperatura më e ulët deri në 30°C vlera maksimale në rang territori; Era do fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.



