Studiuesit e Karolinska Institutet në Stokholm arritën në konkluzionin se sikurse një pompë shtyn ujin edhe përtypja funksionon pikërisht kështu.
Ajo ndikon në aftësinë tonë për të përpunuar informacionin, për të kujtuar dhe madje për t’u relaksuar, duke larguar ankthin dhe depresionin, shkruan salute.eu.
Por, ka edhe më shumë: një zbulim që shkon përtej kësaj.
Sa më shumë të përtypet, aq më shumë mund të luftohen Alzheimeri dhe forma të tjera të demencës.
Humbja e dhëmbëve, për shembull, është lidhur pikërisht me një rrezik më të lartë për t’u prekur nga këto sëmundje.
Në thelb, përtypja më e kujdesshme dhe më e fortë mund të sjellë një gamë të gjerë përfitimesh për shëndetin: nga përmirësimi i tretjes dhe ndihma për të konsumuar më pak kalori, te ulja e stresit dhe përmirësimi i funksioneve njohëse përmes forcimit të memories dhe rritjes së përqendrimit.





