Në manifestimin e organizuar nga Shoqata “Shigjeta” në Prizren, përfaqësuesi Muhamet Ibrahmi tha se operacioni “Shigjeta” ishte kulmi i bashkimit të kombit shqiptar.

Ky operacion jo që ka ndikuar bindshëm në përfundimin e luftës, por i ka dhënë një imazh  tjetër UÇK-së. Edhe pse bombardimet vazhdonin, shumë persona iu janë përgjigjur thirrjes për mobilizim gjithëpopullor. Një numër jashtëzakonisht i madh dhe ky tregon për vullnetin që kemi pasur. UÇK-ja ka dëshmuar se ka arritur në një shkallë zhvillimi që të organizojë operacione sulmuese dhe të planifikojë t’i zbatojë ato. Ky operacion është produkt i mendimit dhe veprimit ushtarak të UÇK-së. Nuk është diku tjetër, edhe pse serbët e thonë se është planifikuar në zyrat e Uashingtonit”, tha Çeku.

Operacioni “Shigjeta” UÇK-së u zhvillua nga 27 maji e deri më 10 qershor 1999 dhe e gjunjëzoi Serbinë dhe e detyroi të nënshkruante kapitullimin