Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, fermerët e blegtorisë që mbarështojnë tufë bazë të matrikulluar me lopë dhe/ose mëshqerra, përfitojnë këtë vit nga Skema Kombëtare deri në 1 200 lekë për krerë për fermat me 5 deri në 50 krerë.

Për numrin mbi tavanin prej 50 krerësh subvencionimi jepet në masën 50%.

Ndërsa Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor financohen në masën 100%.

Mbështetja për tufën bazë të matrikulluar është pjesë e paketës së Skemës Kombëtare 2026, e cila synon të mbështesë fermerët dhe të nxisë rritjen e prodhimit blegtoral në vend.