Sipas Drejtorisë së përgjithshme të Doganave, ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe sigurisë në procedurat doganore, duke afruar më tej Shqipërinë me praktikat dhe standardet e vendeve të Bashkimit Europian.

Një fokus i veçantë gjatë diskutimeve iu kushtua përdorimit të inteligjencës artificiale në analizën e riskut, vlerësimin doganor dhe klasifikimin tarifor.

Pala shqiptare prezantoi prioritetet për transformimin digjital të administratës doganore, me synim ndërtimin e një sistemi modern, inteligjent dhe plotësisht të harmonizuar me standardet europiane.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me UNCTAD dhe programin ASYCUDA, si një partner strategjik në mbështetje të reformave doganore dhe avancimit të proceseve të digjitalizimit në Shqipëri