Festa e Balonave vazhdon të mbetet një nga ritualet më simbolike dhe emocionuese që bashkon komunitete të tëra, edhe në vende të tjera të botes. Një pjesë vendesh e festojnë në pranverë, ndërsa të tjera në vjeshte. Kjo festë sjell atmosferë festive, ndan mesazhe si dhe rikthen edhe të rriturit tek fëmijëria e dikurshme.

Balonat që ngrihen drejt qiellit nuk përfaqësojnë vetëm argëtim, por edhe shpresë, liri dhe dëshira për një fillim të ri. Në vende të ndryshme, lëshimi i balonave është kthyer në një ritual simbolik, ku njerëzit shkruajnë urime, mesazhe apo kujtime, përpara se t’i lënë ato të fluturojnë.

Atmosfera që krijohet gjatë këtij organizimi është e veçantë. Familje, me njerëz të të gjitha moshave mblidhen së bashku në sheshe apo lëndina për të ndjekur spektaklin shumëngjyrësh që mbush qiellin.