Ky projekt synon të sjellë shërbimet konsullore më pranë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në ishujt e Greqisë, duke lehtësuar aksesin në aplikimet për dokumente biometrike dhe shërbime të tjera konsullore, në mënyrë efikase dhe profesionale.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se ekipi konsullor do të jetë në shërbim të qytetarëve në Rodos gjatë datave 4-5 maj për të vijuar më pas në Kretë.

“Shërbimet po ofrohen në adresën: Rruga Diagoridon 3, 85100 (në ambientet e DOPAR)”, thuhet në njoftimin për shtyp të MEPJ-së.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat konsullore, për t’u ardhur në ndihmë dhe sa më pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.