Zeneli konsiderohej një ndër zërat më përfaqësues të këngës çame në vend.
Gjatë karrierës së gjatë artistike, ai u dallua për interpretimet autentike dhe emocionuese, duke i qëndruar besnik traditës dhe duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë muzikore të Çamëria.
Këngët e tij kanë shoqëruar për vite me radhë publikun shqiptar, veçanërisht në Fier dhe zonat përreth, ku ai gëzonte respekt të madh si një figurë e spikatur e artit popullor.
Ndarja nga jeta e Shaban Zenelit shënon një humbje të ndjeshme për kulturën dhe muzikën tradicionale shqiptare, ndërsa kontributi dhe zëri i tij do të mbeten pjesë e kujtesës artistike për brezat që do të vijnë.





