Funari përfiton fazën e dytë të projektit europian IPA Cross-Border

0
4

Këshilli bashkiak i Elbasanit ka miratuar në rendin e ditës projektin për hapjen e shtegut turistik Dopaj–Funar dhe vendosjen e sinjalistikës orientuese.

Ky projekt është i financuar nga programi i Bashkimit Europian IPA Cross-Border “Krushevo and Elbasan – Journey in Nature and Adventure”.

Shtegu pritet të ketë interes të lartë, veçanërisht nga turistë që vijnë nga zona e Tiranës, duke e kthyer Funarin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit të natyrës.

Në kuadër të projektit është parashikuar edhe krijimi i një parku aventure, ku do të zhvillohen aktivitete të sporteve në natyrë, si pjesë e zhvillimit të mëtejshëm turistik të zonës.