Me një stil absolut të tijin, ku ndërthuren ndjeshmëria me motivet identitare shqiptare, Lalo krijoi kolona zanore që jo vetëm i dhanë emocion të jashtëzakonshëm filmave, por u kthyen në pjesë të kujtesës sonë kolektive.
Veçanërisht në muzikën e filmit, ai solli një qasje të re artistike, duke ndërtuar një gjuhë të dallueshme atipike dhe drithëruese e cila ka mbetur referencë edhe sot. Breza të tërë janë rritur me tingujt e filmave që ai ka kompozuar, duke e bërë veprën e tij të pandashme nga historia e kinemasë shqiptare.
Kompozime në filma:
“Tingujt e harresës” (1996) (TV)
“Historiani dhe kameleonët” (1989)
“Treni niset më shtatë pa pesë” (1988)
“Dy herë mat” (1986)
“Fjalë pa fund” (1986)
“Të shoh në sy” (1985)
“Asgjë nuk harrohet” (1985)
“Fushë e blertë fushë e kuqe” (1984)
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982) (TV)
“Një vonesë e vogël” (1982)
“Shi në plazh” (1982)
“Shtëpia jonë e përbashkët” (1981)
“Thesari” (1981)
“Nusja” (1980)
“Një gjeneral kapet rob” (1980)
“Gëzhoja e vjetër” (1980)
“Vajzat me kordele të kuqe” (1978)
“Tomka dhe shokët e tij” (1977)
“Dimri i fundit” (1976)
“Emblema e dikurshme” (1976) (TV)
Ja pse trashëgimia e tij muzikore vijon të jetojë, duke mbetur një pikë referimi për artin shqiptar dhe një burim frymëzimi për brezat e rinj.





