Projekti i ri i parkimit dhe hapësirës së gjelbëruar pranë Universitetit të Vlorës ka sjellë domosdoshmërinë e zhvendosjes së pemëve drejt Lungomares.Ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin para Universitetit “Ismail Qemali”, konsiderohet një ndërhyrje jetike për të lehtësuar trafikun dhe mungesën e vendeve të parkimit në zonën e Skelës dhe afër Sheshit të Pavarësisë.
Parkimi modern nëntokësor parashikohet të ketë rreth 245 vende për automjetet, ndërkohë që sipërfaqja mbi parkim do të transformohet në një hapësirë rekreative për qytetarët dhe studentët, duke përmirësuar estetikën e zonës pranë universitetit.
Ky është një prej parkimeve të planifikuara për t’u ndërtuar nga bashkia Vlorë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të menaxhuar fluksin e shtuar të makinave, sidomos gjatë sezonit turistik.





