Pas një periudhe traumatike nën sundimin komunist, Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një destinacion turistik evropian dhe mirëpret vizitorë ndërkombëtarë, që kërkojnë të zbulojnë historinë e saj të larmishme, shkruan Jimmy Chen në një artikull të botuar “The Collector”.
Qytetet shqiptare u ofrojnë adhuruesve të historisë një pasqyrë të trashëgimisë së pasur të vendit.
Romakët lanë një gjurmë të madhe në qytetin bregdetar të Durrësit, i cili, së bashku me Shkodrën, dikur ishte pjesë e perandorisë detare të Venicias.
Kruja shërbeu si një bastion i rezistencës shqiptare ndaj pushtimit osman, ndërsa arkitektura tërheqëse osmane në Gjirokastër dhe Berat është njohur si Pasuri Botërore e UNESCO-s.
Shqipëria e pavarur lindi në qytetin bregdetar jugor të Vlorës, ndërsa kryeqyteti i Tiranës është një qytet i gjallë që kërkon të kapërcejë të kaluarën e tij komuniste.





