Ujërat termale të Bënjës janë shndërruar vitet e fundit në një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit natyror dhe kurativ në jug të Shqipërisë, duke tërhequr një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.

Të vendosura pranë Kanionit të Langaricës, këto burime termale ofrojnë një përvojë unike relaksi, falë ujërave të pasura me minerale që njihen për efektet e tyre kurative.

Ndërkohë një tjetër atraksion turistik në zonë është edhe Ura e Kadiut, Monument Kulture i Kategorisë I, që pozicionohet në harmonizim të bukur me ambientin përreth dhe vaskat e ujërave termale.

Megjithëse ende në proces, investimet e fundit në infrastrukturë po rrisin ndjeshëm aksesin dhe interesin për këtë zonë, duke e kthyer në një pikë referimi për turizmin e qëndrueshëm.

Kombinimi i natyrës spektakolare me burimet shëruese të ujërave termale po i konsolidojnë Banjat e Bënjës si destinacion i rëndësishëm në hartën turistike të Shqipërisë, duke i bërë po ashtu pjesë të një oferte më të plotë turistike bashkë me Përmetin dhe Gjirokastrës.

Ndërkohë, zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit konsiderohen thelbësore për ta shndërruar këtë zonë në një model të suksesshëm të turizmit natyror në rajon