Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit XX, Shqipëria është tani një parajsë udhëtarësh me peizazhe të mahnitshme, bregdet dhe qytete historike, shkruan Jamie Fullerton për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”. ”Ishte e rrallë që gazetarët vinin këtu”, thotë Elton Çaushi, kreu i operatorit turistik ”Albanian Trip”, të cilin e takoj në kryeqytet, Tiranë. ”Kur erdhën, ata donin të flisnin vetëm për gjakmarrjen dhe virgjëreshat e betuara”, shton ai. Traditat që dikur dominonin politikën fisnore në malet e Shqipërisë janë interesante, por unë jam këtu për të hetuar një pamje të fundit të vendit të Evropës Juglindore. Falë plazheve të saj, qyteteve me mbrojtje të UNESCO-s dhe shtigjeve malore, Shqipëria, dikur komuniste, po del në pah si ”destinacioni i ri modern evropian për udhëtime” përtej turizmit me çanta shpine.https://ata.gov.al/2022/08/06/the-guardian-shqiperia-i-ka-te-gjitha-plazhe-male-qytete-antike-dhe-cmime-te-lira/
Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira
RELATED ARTICLES