Shndërrimi i një simptome shpesh e nënvlerësuar në një prioritet klinik për t’u trajtuar me mjete gjithnjë e më të avancuara dhe të personalizuara. Ky është hapi i propozuar nga dermatologët e SIDeMaST, të mbledhur në Romë për kongresin e 99-të kombëtar, shkruan ilsole24ore.com.
Një prioritet klinik, para së gjithash sepse pas një “kruajtjeje” mund të fshihet një sëmundje ose edhe një shqetësim psikologjik që duhet zbuluar.
Në fund të fundit, edhe letërsia tregon fuqinë e saj simbolike: Dante Alighieri, në ”Inferno” (Ferri), përshkruan të dënuarit e prekur nga zgjebja, të detyruar të kruhen pa pushim, duke e shndërruar kruajtjen në metaforë të mundimit.





