Këtë vit, gjithnjë e më shumë turistë po kërkojnë përvoja autentike pushimesh jashtë vendit, duke shmangur paketat standarde “all-inclusive”, sipas ABTA, shoqata e operatorëve turistikë në Britani të Madhe.

Sipas saj, dy në pesë britanikë po planifikojnë të vizitojnë një vend ku nuk kanë qenë më parë gjatë këtij viti.

Kjo tendencë vjen në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po i nxit turistët drejt destinacioneve evropiane, ndërsa paralajmërimet për mungesa të mundshme të karburantit për avionë dhe rritja e kostos së jetesës po i bëjnë njerëzit të heqin dorë nga pushimet.

Nëse po kërkoni një destinacion veror ekonomik, të veçantë dhe jashtë klisheve, një nga vendet që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje është Shqipëria.

Për vitin 2026, Shqipëria renditet mes destinacioneve më në trend dhe më të veçanta, krahas Malit të Zi, bregdetit Baltik dhe Veriut të Spanjës.