Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKosovë, 1 humbje jete dhe 930 raste të reja me COVID-19

Kosovë, 1 humbje jete dhe 930 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit ka pasur 1 humbje jete nga COVID-19 dhe 930 raste të reja infektimi. Rastet e reja rezultuan nga kryerja e 2779 testimeve ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.933.396 teste. Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1479 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i rasteve aktive është 8702. Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 65 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.652 doza të vaksinës. Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.https://ata.gov.al/2022/08/06/kosove-1-humbje-jete-dhe-930-raste-te-reja-me-covid-19/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments