Në muajin mars zonat e mbrojtura më të vizituara janë ato në Korçë me 88 250 vizitorë, në Fier me 55 621 vizitorë dhe Durrësi me 29 680 vizitorë.
Destinacione të njohura për bukuritë e tyre natyrore, si zonat malore, pyjet dhe lagunat, po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë që kërkojnë eksperienca të qeta dhe të lidhura me natyrën.
Kjo rritje lidhet edhe me promovimin më të madh të turizmit të qëndrueshëm, si dhe me përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në disa prej zonave të mbrojtura.
Zgjerimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë dhe për habitatet e rralla që bartin.
Gjatë 2025 këto zona u vizituan nga 5.9 milionë vizitorë, kjo falë edhe punës dhe pasionit të administratave të zonave të mbrojtura që në çdo stinë kujdesen për menaxhimin, mikpritjen e “mysafirëve” dhe ruajtjen e biodiversitetit.





