Sipas organizatorëve këtë vit, Muse-X vjen më ambicioz dhe më dinamik, duke mbledhur qindra kompani dhe profesionistë nga mbi 24 vende të botës, duke krijuar një hapësirë ku takohen idetë, talenti dhe mundësitë. Programi i eventit përfshin beteja muzikore, shfaqje dhe premiera filmash, mbi 15 panele diskutimi dhe dhjetëra workshope, ku njohuritë ndahen dhe kthehen në veprim, si dhe performanca artistike të kuruara.

Kjo platformë ndërkombëtare në formën e ekspo-fest do të përcjellë inovacion, muzikë dhe konferenca dedikuar industrive kulturore dhe krijuese. Te Muse-X do të bashkohen muzika, filmi, artet pamore, dizajni, teknologjia e shumë të tjera, me në qendër rininë.

Muse-X u krijua për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë rajonale krijuese duke ndërtuar ura aktive midis artistëve, profesionistëve krijues dhe palëve të interesuara të industrisë nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë.