Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEReagon Kryeministri Kurti !!

Reagon Kryeministri Kurti !!

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj policisë në Liqenin e Ujmanit. Ai ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me rastin kur rreth 10 të shtëna janë qëlluar në drejtim të Policisë Kufitare. “Fatmirësisht nuk kishte viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti në Twitter. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës kur serbët lokalë bllokuan rrugët në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia.https://ata.gov.al/2022/08/06/sulmi-ne-veri-reagon-kryeministri-kurti/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments