Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEShërbimi sekret: Ekstremistët mund të shfrytëzojnë krizën energjetike

Shërbimi sekret: Ekstremistët mund të shfrytëzojnë krizën energjetike

reu i agjencisë vendase të shërbimit sekret paralajmëroi se ekstremistët mund të shfrytëzojnë krizën energjetike dhe inflacionin e lartë në vend për qëllimet e tyre. “Ekstremistët po ëndërrojnë për një dimër të egër gjerman”, tha kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Jorg Muller, për edicionin e nesërm të gazetës së njohur gjermane ”Die Welt”. “Ata shpresojnë që kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve do t’i godasin veçanërisht njerëzit, në mënyrë që ata të mund të kuptojnë disponimin dhe të reklamojnë aspiratat e tyre antishtetërore. Ne po i ndjekim këto zhvillime me shumë vëmendje”, theksoi ai. Ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser shprehu shqetësime të ngjashme muajin e kaluar. ”Sigurisht, ekziston rreziku që ekstremistët të përpiqen të abuzojnë me çmimet në rritje të madhe si një temë e re mobilizimi”, tha ndërkohë një politikan socialdemokrat, i cili kërkoi të mos identifikohej, për gazetën e biznesit ”Handelsblatt”. Faeser tha për ”Die Welt” se ”armiqtë e demokracisë thjesht presin të abuzojnë me krizat për të përhapur fantazitë e fundit të botës, frikën dhe pasigurinë”.https://ata.gov.al/2022/08/06/gjermani-sherbimi-sekret-ekstremistet-mund-te-shfrytezojne-krizen-energjetike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments