Për shumë njerëz, fillimi i pranverës shënon gjithashtu kthimin e sezonit kryesor të alergjive dhe shqetësimeve të shoqëruara me të, siç është riniti alergjik, shkruan salute.eu.
Kruarja, sytë me lot, mukusi, bllokimi i hundës dhe teshtitja janë simptomat e njohura të rinitit. Këto simptoma përputhen pjesërisht me ato të sinusit kronik, një inflamacion i sinuseve paranazale që zgjat me muaj.
Megjithatë, studiuesit shkruajnë në faqet e Laryngoscope Investigative Otolaryngology, edhe pse të dy gjendjet shpesh shkojnë dorë për dore, marrëdhënia midis alergjive dhe sinusit kronik vazhdon të debatohet.
Për këtë arsye, një ekip i udhëhequr nga Amarbir Singh Gill i Shkollës Mjekësore të Universitetit të Miçiganit kreu një studim (në SHBA) për të hetuar më tej një aspekt të çështjes: lidhjen midis bollëkut të polenit në ajër dhe sinusit kronik.





