Ojnat apo qëndisja me oje përfaqëson një nga format më të vyera të trashëgimisë sonë artizanale, një dëshmi e gjallë e mjeshtërisë dhe identitetit kulturor.

Ajo është një metodë e artit të qëndisjes me dorë, kryesisht me gjilpërë të hollë, me fije ari ose fije argjendi të holla.

Në Gjirokastër, dikur njihej si puna me cimb (puna me gjilpërë të hollë) dhe meqenëse është një teknikë ku puna del shumë e bukur është përdorur kryesisht në: pajat e vajzave, duke qëndisur nga çarçafët, këllëfët e jastëkëve, këmishat e natës, çentrot e zbukurimit të mjedisit shtëpiak etj.; në kostumet popullore të nuses gjirokastrite dhe asaj lunxhiote, ndërsa në kostumet e tjera gjendet kryesisht tek shamia e kokës dhe brezi.

Qëndisja me ojë vazhdon edhe sot të ruhet dhe trashëgohet ndër breza në zona të ndryshme të Shqipërisë.